Punëtori bie nga lartësia e ndërtesës në Tiranë, në pranga drejtuesi teknik i firmës së ndërtimit

Punëtori bie nga lartësia e ndërtesës në Tiranë, në pranga drejtuesi teknik i firmës së ndërtimit

11:49, 25/01/2024
A+ Aa A-

Drejtuesi teknik i një firme ndërtimi u arrestua, pasi ditën e djeshme u aksidentua një punëtor.

Punëtori 38-vjeçar, u rrëzua nga lartësia nga një objekt në ndërtim në zonën e Vorës, në fshatin Picar.

Ai u transportua me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor. Administratori, i cili mbante dhe detyrën e drejtuesit teknik u ndalua për shkak te shkeljes së rregullave të sigurisë në punë/ Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator dhe drejtues teknik i një firme, pasi ditën e djeshme, rreth orës 16:00, në fshatin Picar, Vorë, duke punuar në një objekt që ndërton kjo firmë, ka rënë nga lartësia shtetasi Xh. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili si pasojë aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco