Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Doli në përgjimet e SKYECC/ Apeli i GJKKO lë në burg ish-shefin e krimeve Dedan Gjonin

Doli në përgjimet e SKYECC/ Apeli i GJKKO lë në burg ish-shefin e krimeve Dedan Gjonin

11:28, 25/01/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg Dedan Gjonin, Rexhep Rapi dhe Algert Rapi. 

Ish-shef i krimeve të Komisariatit nr. 6, Dedan Gjoni, dyshohet se ka thirrur në komisariatin e Shijakut të akuzuarin për trafik droge Xhevdet Plaku për ta nxjerrë në pritë tek i forti i Shijakut Rexhep Rapi, i cili u vendos në pranga për akuzën e re pas zbardhjes së komunikimeve në “Sky ECC”.

Njoftimi i APELIT TE GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 25.01.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 06 akti, datë 19.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim R.R., A.R., dhe D.Gj., me objekt:

“Ankim ndaj vendimit nr. 139, datë 22.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi: 

Miratimin e vendimit nr. 139, datë 22.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco