Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse shkoi Belinda Balluku në SPAK?

U kap duke shpërndarë drogë, dënohet me burg 37-vjeçari në Kuçovë

U kap duke shpërndarë drogë, dënohet me burg 37-vjeçari në Kuçovë

10:46, 25/01/2024
A+ Aa A-

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Apelit, Tiranë, për shtetasin Asqeri Myrteli, 37 vjeç, banues në Kuçovë.

Ky shtetas është dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në vitin 2022, u kap nga shërbimet e Policisë, duke shpërndarë lëndë narkotike, në Kuçovë.

37-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco