Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Rrumbullaku: Në operacionin ‘Tempulli’ mbi 270 të arrestuar

Rrumbullaku: Në operacionin ‘Tempulli’ mbi 270 të arrestuar

12:38, 22/01/2024
A+ Aa A-

Drejtori i Përgjithshëm i policisë, Muhamet Rrumbullaku ka mbajtur një konferencë për mediat lidhur me operacionin e zhvilluar në të gjithë vendit.

Rrumbullaku theksoi se faza e dytë e operacionit nuk lidhet vetëm me shkollat, por ka në fokus kriminalitetin në të gjithë vendin.

Gjithashtu drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nënvizoi se në megaoperacionin e shtrirë në të gjithë vendin janë goditur anëtarët e shtatë grupeve kriminale dhe se mbi 270 persona janë arrestuar.

“Në bashkëpunimin me Prokurorinë e Përgjithshme janë inicuar 66 hetime proaktive. Janë marrë 295 urdhra ndalimi dhe vendime arresti. Faza e dytë e operacionit nuk lidhet vetëm me shkollat, por ka në fokus kriminalitetin në të gjithë vendin. Fokusi ka qenë goditja e fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në këtë operacion janë sekuestruar edhe prova që kanë të bëjmë me tërësinë e operacionit vijues “Sundimi i ligjit”, ka thënë ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco