Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Piranjat’ sqarojnë abuzimin se*sual në Divjakë/ Publikojnë foton e kartës së fëmijës

‘Piranjat’ sqarojnë abuzimin se*sual në Divjakë/ Publikojnë foton e kartës së fëmijës

14:20, 15/01/2024
A+ Aa A-

Gjatë ditës së sotme stafi i emisionit “Piranjat” ka publikuar në faqen e tyre në facebook foton e kartës së identitetit të fëmijës së mitur në Divjakë ku duket qartë se, në moshën e të ashtuquajturës martesë ka qenë saktësisht 12 vjeç e 1 muaj.

Postimi:

Lidhur me rastin e denoncuar nga "Piranjat" për abuzimin seksual të kryer nga shtetasi Arianit Arapi në qytetin e Divjakës, i cili do transmetohet në sezonin e ri të Piranjave në Syri TV, duke parë dhe interesin e madh të mediave, po ju sjellim dokumentin që vërteton moshën e të miturës.

Për saktësim, e mitura në moshën e të ashtuquajturës martesë ka qenë saktësisht 12 vjeç e 1 muaj.

Besojmë qe ky dokument, mbyll çdo diskutim ligjor në lidhje me veprën penale të konsumuar, e cila parashikohet nga neni 100 i Kodit Penal.

Piranjat, bashkë me të gjithë ju, do luftojnë që fenomene të tilla të sëmura apo të prapambetura mos të normalizohen.

Fëmijët kanë të drejtë të jetojnë fëmijërinë e tyre!

Më shumë detaje do të ndiqni në sezonin e ri të Piranjave në muajin shkurt, vetëm në Syri TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco