Lajmi i fundit

EMRAT/ Këto janë 3 oficerët e policisë ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhër-arreste

Familjarët e 3-vjeçarit që humbi jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare kërkojnë përjashtimin e kunatës prokurore të Ermonela Felajt nga hetimi

Familjarët e 3-vjeçarit që humbi jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare kërkojnë përjashtimin e kunatës prokurore të Ermonela Felajt nga hetimi

12:16, 15/01/2024
A+ Aa A-

Prindërit e 3-vjeçarit Brian Spahiu kanë kërkuar përjashtimin e Alma Felajt si prokurore që po heton dosjen e vdekjes së të miturit pas kontrolleve dentare në klinikën e mjekut Roland Xhaxho.

Këtë të hënë ata kanë patur një takim me drejtuesit e Prokurorisë së Tiranës ku i kanë paraqitur edhe dokumenta ku pretendojnë se prokurorja nuk ka vepruar, megjithëse klinika “Splendent” ka qenë e palicencuar në momentin që djali është kontrolluar.

 Ata kanë paraqitur në Prokurori rezultatet e një inspektimi që bërë nga Inspektoriati Shtetëtor Shëndetësor menjëherë pas ngjarjes, i cili ka rezultuar se subjekti në fjalë nuk ishte i pajisur me licencë për ushtrimin e aktivitetit në shërbime mjekësore dhe stomatologjike në kohën kur ka kryer ndërhyrjen.

Ky është dokumenti ku bazohet babai i të ndjerit, në të cilin shkruhet se ndaj klinikës është vendosur masë administrative për shkelje të ligjit përkatës.

Vajza e Roland Xhaxhos, Ina Xhaxho ka ankimuar këtë masë, por sërish është lënë në fuqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco