Lushnje/ Mbante armë gjahu dhe municion në makinë, arrestohet 45-vjeçari

Lushnje/ Mbante armë gjahu dhe municion në makinë, arrestohet 45-vjeçari

12:08, 14/01/2024
A+ Aa A-

Një 45-vjeçar ra në prangat e policisë në Fier.

A.P., banues në Lushnje, u ndalua teksa në automjetin e tij u gjetën një armë gjahu, 15 fishekë luftarak dhe një armë e ftohtë (shkop metalik).

A.P. u ndalua në Lushnje në rrethrrotullimin e Savrës dhe u vu menjëherë në prangat e policisë pas kontrollit.

Njoftimi i Policisë:

DVP Fier/Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Mbante armë gjahu, municion dhe armë të ftohtë, në automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, arrestohet 45-vjeçari.

Sekuestrohen armët dhe municioni.

Në vijim të kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, kundër paligjshmërive dhe për garantimin e sigurisë publike, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, te rrethrrotullimi i Savrës, ndaluan automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. P., 45 vjeç, banues në Lushnjë.

Në brendësi të automjetit u gjetën një armë gjahu, 15 fishekë luftarak dhe një armë e ftohtë (shkop metalik). Gjithashtu, nga verifikimet më tej rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë 45-vjeçari, si dhe u sekuestruan armët dhe fishekët.
—-
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. H., 29 vjeç, banues në Fier dhe D. Gj., 46 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

-T. B., 50 vjeç, banues në Fier, pasi paraditen e djeshme, në lagjen “Liri”, automjeti që drejtonte 50-vjeçari, ka përplasur shtetasen S. M., 52 vjeçe (këmbësore), e cila po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-K. S., 59 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dje, në fshatin Toshkëz, automjeti që drejtonte 59-vjeçari, është përplasur me një automjet të ndaluar, ku ndodhej shtetasja D. D., 33 vjeçe, e cila po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

-F. G., 25 vjeç, banues në fshatin Daullas, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 64-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksioni të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco