Tentoi të korruptonte punonjësin e policisë Kufitare, procedohet penalisht 40-vjeçari

Tentoi të korruptonte punonjësin e policisë Kufitare, procedohet penalisht 40-vjeçari

10:59, 14/01/2024
A+ Aa A-

Një 40-vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të korruptonte punonjësin e policisë kufitare. 40-vjeçari futi 20 euro në pasaportën e tij që të mos i kontrollohej dokumentacioni.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare, për të hyrë në Shqipëri, pa u regjistruar, procedohet penalisht 40-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Skrapar.

Procedimi penal nisi sepse shtetasi E. B. ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare të PKK Kakavije, duke futur në pasaportën e tij, në momentin e dorëzimit, një kartëmonedhë 20 euro, me qëllim që të mos i kontrollohej dokumentacioni dhe të hynte në vendin tonë, pa u regjistruar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco