Dhunoi një 63-vjeçar dhe e kanosi me thikë, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari

Dhunoi një 63-vjeçar dhe e kanosi me thikë, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari

10:31, 14/01/2024
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të çastit mes dy personave. Është arrestuar në flagrancë një 26 vjeçar pasi ka dhunuar dhe ka kanosur me thikë një 63 vjeçar pas një konflikti të çastit.

Njoftimi i policisë Elbasan:

Elbasan/Ndërhyrja e shpejtë e Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ndërmjet 2 shtetasve.

Dhunoi një 63-vjeçar dhe e kanosi me mjet prerës, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës.

Menjëherë pas njoftimit për një konflikt ndërmjet 2 shtetasve, në lagjen "Haxhias", shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit përgjegjës.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, të kryer në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i këtij konflikti dhe u arrestua në flagrancë shtetasi D. B., 26 vjeç, banues në Elbasan.

26-vjeçari, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me shtetasin P. S., 63 vjeç, e ka goditur atë me grushte dhe e ka kanosur me mjet prerës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco