Tërmeti në Lushnjë: rrëzohet dhe humb jetën 20-vjeçari që nxitoi të dilte jashtë Shtëpia e të ndjerit, ku ndodhi fatkeqësia

Tërmeti në Lushnjë: rrëzohet dhe humb jetën 20-vjeçari që nxitoi të dilte jashtë

09:22, 14/01/2024
A+ Aa A-

Paniku që i ka shkaktuar tragjedia e tërmetit të 26 nëntorit 2019 ka lënë gjurmë të thella edhe tek një i ri nga Lushnja, i cili ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në fshatin e tij në Çinar.

Kur ka ndier lëkundjet e tërmetit që ra në mesnatë, 20-vjeçari Daniel Rika, që ka qenë në gjumë, ka vrapuar të dalë nga shtëpia, por është rrëzuar duke gjetur vdekjen. Ai ishte i spektrit autik. Dhimbja ka pushtuar familjen e tij sot në Çinar, njesia administrative Fier-Shegan e Lushnjës.

Sipas familjarëve të Daniel Rikës, djali është zgjuar gjatë termetit nga e ëma dhe mund të ketë pësuar atak në zemër. Familjarët shprehen se gjithçka ka ndodhur në panik dhe ankth. Më pas kanë njoftuar ambulancën dhe tashmë presin që trupi i viktimës të sillet në banesë

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco