Ekuador/ Telegraph: ‘Bisha’ e arratisur nga burgu, i lidhur me shqiptarët

Ekuador/ Telegraph: ‘Bisha’ e arratisur nga burgu, i lidhur me shqiptarët

09:52, 12/01/2024
A+ Aa A-

Situata kaotike në Ekuador vazhdon të jetë në qendër të raportimeve të medieve ndërkombëtare.

Gazeta e rëndësishme britanike, ‘Telegraph’ raporton se drejtuesi i një bande, që u arratis së fundmi nga burgu në Ekuador, është i lidhur me shqiptarët.

Fabricio Colon Pico, i njohur me nofkën ‘Bisha’, ishte një nga 38 të burgosur që thyen burgun duke marrë peng gardianët.

44-vjeçari është kreu i bandës ‘Lobos’ (Ujqërit).

Ai ishte arrestuar së fundmi për shkak se kishte planifikuar të vriste prokurorin e përgjithshëm të Ekuadorit.

Banda e tij ‘Lobos’ është e lidhur me mafian shqiptare, raporton gazeta britanike, dukt theksuar se së bashku janë përgjegjëse për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.

Ekuadori shtë në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të situatës së krijuar nga bandat e drogës. Më shumë se 22 mijë ushtarë kanë dalë në rrugë, ndërsa presidenti ka urdhëruar neutralizimin e të gjitha bandave të drogës.

Në vend mendohet se janë të paktën 22 banda droge, të cilat janë shpallur nga qeveria si organizata terroriste.

Shpërthimi i dhunës në vend u provokua nga arratisja nga burgu e rivalit të Pico-s, Adolfo Macias, i njohur edhe si ‘Fito’.

‘Fito’ është kreu u bandës ‘Choneros’, e lidhur me kartelin meksikan të Sinaloas.

Gazeta britanike shkruan se ndërsa kartelet meksikane kontrollojnë trafikun e kokainës drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kartelet shqiptare kontrollojnë tregtinë e kokainës drejt Europës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco