Sterilizimi/ Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, paraqitet sërish në SPAK

Sterilizimi/ Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, paraqitet sërish në SPAK

09:18, 12/01/2024
A+ Aa A-

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj shkon sërish në SPAK. Ai shoqërohej nga avokati tij, Ermal Yzeiraj, ndërkohë që nuk bëri asnjë koment për mediat.

Edhe sot, ashtu si 3 ditë më parë, Beqaj do të pyetet për çështjen e sterilizimit.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme është duke hetuar për veprat penale të korrupsionit e fshehjes së pasurisë, ndërsa urdhëroi kontrollin në shtëpinë e Ilir Beqajt, njerëzve të tij të besuar si dhe zyrat e disa bizneseve e kompanisë farmaceutike.

Ky është një hetim i ri për ish-ministrin e Shëndetësisë, i cili ndodhet në një masë sigurie siç është detyrimi për paraqitje dhe ndalimi për të dalë jashtë vendit, për aferën e koncesionit të sterilizimit, ndërsa po hetohet edhe në lidhje me koncesionin e check up.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco