Ekzekutimi me snajper i Gëzim Sinomatit, burimet: Disa të arrestuar

Ekzekutimi me snajper i Gëzim Sinomatit, burimet: Disa të arrestuar

12:00, 11/01/2024
A+ Aa A-

Disa persona janë arrestuar në Vlorë në lidhje me vrasjen me snajper të Gëzim Sinomatit.

Lajmin e bëjnë të ditur burime të SYRI TV.

Gëzim Sinomati u ekzekutua në 7 janar në Vlorë.

Viktima ishte djali i Sokol Sinomatit, i dënuar për vrasje.

Dje RENEA zbarkoi me kontrolle të shumta në qytetin e Vlorës pasi kishte dyshime se vrasësit e Gëzim Sinomatit, fshihen brenda në qytet. 

Hetimet janë përqendruar më shumë tek e shkuara e babait Sokol Sinomati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco