Gjermani/ Shqiptari arrestohet në aeroport, por e shpëton shefi i tij

Gjermani/ Shqiptari arrestohet në aeroport, por e shpëton shefi i tij

10:17, 11/01/2024
A+ Aa A-

Rasti i një shqiptari 26-vjeçar, i cili u arrestua në aeroport, por u shpëtua nga shefi i tij, po bën xhiron e rrjetit në Gjermani.

Sipas BILD, 26-vjeçari nga Tirana po bënte kontrollet e fundit në aeroportin e Hamburgut, kur iu vunë prangat.

Kjo për shkak se ai ishte dënuar me gjobë sepse kishte kaluar afatet e qëndrimit në Gjermani.

Në total, shqiptari duhej të paguante 1290 euro gjobë, plus 78 euro për kostot procedurale.

Në të kundërt, ai duhej të kryente një dënim me 129 ditë burg.

Shqiptari nuk ishte në gjendje të bënte pagesën, por për fat të mirë, në minutat e fundit, ndërhyri shefi i tij.

Ai erdhi në aeroport dhe pagoi gjobën prej 1368 eurosh te policia federale.

Më pas shqiptari, u lejua të vazhdonte fluturimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco