Abuzimi me të miturën/ Erjon Pelivani futej lirshëm në banesën e vajzës

Abuzimi me të miturën/ Erjon Pelivani futej lirshëm në banesën e vajzës

09:16, 11/01/2024
A+ Aa A-

33-vjeçari shqiptar, i cili prej vitesh abuzonte me të miturën në Greqi, hynte dhe dilte lirshëm nga banesa e saj.

Duke e konsideruar njeri të familjes, babai nuk e kishte kuptuar se Erjon Pelivani ngacmonte dhe abuzonte seksualisht me vajzën.

“33-vjeçari kishte akses të lirë në shtëpi. Përdhunimet kanë ndodhur brenda shtëpisë. E në fakt, në momentin që po ndodhnin këto ngjarje, në shtëpi ndodhej edhe vëllai i vogël i vajzës, i cili në atë kohë ishte 4 vjeç. Ai shkonte zakonisht në banesë kur prindërit ishin në punë”, tha avokati Michalis Synodinos për SKAI-n.

Sipas asaj që dyshohet se i ka thënë vajza, ‘ajo ishte ngacmuar seksualisht që në moshën 9-vjeçare dhe përdhunimet kanë ndodhur nga mosha 12 deri në 14 vjeç.’

Më pas ai e shantazhonte me video dhe i kërkonte para, në të kundërt do të zbulonte gjithçka.

Avokati i babait 50-vjeçar tha se vajza u kishte treguar motrave të saj për ngacmime seksuale, por jo përdhunime dhe nuk kishte përmendur emrin e personit.

Avokati shpjegoi se klienti i tij është pyetur të hënën në mëngjes për paratë e qirasë së vajzës. Pas një bisede me vajzën e tij, ai mësoi për përdhunimet dhe shantazhet, por vajza sërish nuk tregoi autorin.

‘Ata erdhën në zyrën time për të diskutuar’, tregon avokati. Por, babai, duke pyetur me këmbëngulje vajzën, mësoi një ditë më pas se autor ishte kunati, vëllai i bashkëshortes dhe njerkës së vajzës dhe menjëherë thuri planin për ta vrarë.

Synodinos e përfundoi përshkrimin e tij duke thënë se “që nga mëngjesi i së martës kur ai (babai) e mori vesh deri të martën pasdite nuk kishim asnjë kontakt. Pas ngjarjes ai ishte në gjendje tragjike, më tregoi se çfarë kishte ndodhur dhe unë e këshillova që të informonte autoritetet dhe të dorëzohesh".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco