VIDEO/ Përfshihet nga flakët një dyqan në Tiranë, informacionet e para

14:52, 10/01/2024
A+ Aa A-

Një dyqan duraluminin në rrugën “Naim Frashëri” në Tiranë është përfshirë nga flakët.

Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike e një prej makinerive. Sakaq raportohet vetëm për dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.01.2024, rreth orës 14:17, në rrugën “Naim Frashëri”, ka rënë zjarr në një biznes me materiale alumini, në pronësi të shtetasit A. Sh., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco