SYRI TV/ Ekzekutimi me snajper i Gëzim Sinomatit, 2 pista hetimi për vrasjen e 23 vjeçarit

14:15, 10/01/2024
A+ Aa A-

Policia dhe prokuroria e Vlorës janë fokusuar në dy pista për zbardhjen e vrasjes mafioze me snajper, të 23 vjecarit Gëzim Sinomati. Sipas grupit hetimor, një nga pistat është e kaluar e babait të tij, si pjesë e grupit te Gaxhait, ndërsa pista e dytë për shkak të xhaxhait. Madje dyshohet se Benard Sinomati mund të ketë qenë objektivi i vrasjes, por është ngatërruar nga autorët, të cilët dyshohet të jenë më pagesë.

SYRI TV

Dy janë pistat e hetimit që po heton policia dhe prokuroria e Vlorës për vrasjen mafioze të 23 vjecarit Gezim Sinomati.

Burime nga grupi hetimor bënë me dije se ekzekutimi i 23 vjecarit me snajper mund të ketë ardhur si pasoje e të shkuarës kriminale të babait të tij Sokol Sinomati, i cili po vuan dënimin më burg, teksa pista tjetër është ajo e ngatërrimit të shënjestrës.

Policia po heton se autorët dyshohet së kanë dashur të vrasin xhaxhain e tij, Benard Sinomatin, por kanë ngatërruar objektivin.

Madje edhe dy vite më parë Bernard Sinomatit i bënë një atentat më tritol në makinë, por që nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Ndërkohë që babai i viktimës, Sokol Sinamoatit është një personazh  I njohur në botën e krimit si anëtar I bandës së Gaxhait në vitin 1997,  i njohur ndryshe dhe me nofkën buzëderri, dhe prokurorrët kanë rihapur dosjet e vjetra si një pistë për të arritur në zbardhejn e vrasjes së 23 vjecarit.

Ky i fundit u ekzkektua me snajper ne ballkonin e shtëpisë teksa kishte dal  për të pirë cigare.

Nga hetimet paraparke mësohet se ka qenë një makinë e tipit BMV ku është qëlluar me arme dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke u ndihmuar edhe nga errësira, pasi mungonte energjia elektrike. 

Tre persona dyshohet se kanë marrë pjesë në këtë vrasje mafioze e cila dyshohet se është vrasje me pagesë. Ndërkohë që janë shoqëruar në policinë e vlorës mbi 20 persona të cilët pasi kanë dhënë dëshminë e tyre janë lënë të lirë.

Ngjarja e cila tronditi vlorën çoi gjithashtu në qytetin bregdetar edhe drejtuesit më të lartë të policisë së Shtetit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco