EMRAT/ Belgjikë, shkatërrohet banda e drejtuar nga shqiptarët, 18 të arrestuar

EMRAT/ Belgjikë, shkatërrohet banda e drejtuar nga shqiptarët, 18 të arrestuar

14:16, 10/01/2024
A+ Aa A-

Finalizohet si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe hetimeve të përbashkëta mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Federale Kriminale të Belgjikës, operacioni policor i koduar “Antwerp”.

në sajë të tij u shkatërrua një organizate kriminale që drejtohej nga shtetas shqiptarë, me bazë në Antwerp, Belgjikë, që trafikonte drogë dhe armë, nga Amerika e Jugut në Belgjikë.

Gjatë operacionit janë vënë në pranga në Belgjikë, 18 shtetas, pjesëtarë të kësaj organizate kriminale, 12 prej tyre shtetas shqiptarë.

Të arrestuarit janë: Valdrin Markaj, Vitor Berisha, Fatos Markaj, Sami Berisha, Nehat Berisha, Flamur Delic, Fatmir Delic, Zirkret Pepa alias Christos Sachlikidis, Bujar Hoxha, Gezim Shabani, Alban Ferma, Artan Vigani.

Njoftimi i plotë:

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe hetimeve të përbashkëta mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në shtetin e Belgjikës, për një organizatë kriminale që vepronte në Belgjikë dhe drejtohej nga shtetas shqiptarë, është finalizuiar operacioni policor i koduar “Antwerp”.

Gjatë këtij operacioni, Policia belge ka kontrolluar 19 banesa dhe ambiente të tjera në qytetit e Antwerpit.

Si rezultat i hetimeve të përbashkëta me Policinë shqiptare, bazuar në informacionet e siguruara gjatë hetimit, Policia Federale Kriminale e Belgjikës ka arrestuar 18 shtetas (12 prej tyre shqiptarë dhe 6 shtetas nga vende të tjera), pjesëtarë të organizatës kriminale që trafikonte drogë dhe armë, nga Amerika e Jugut në Belgjikë.

Shtetasit shqiptarë të arrestuar gjatë operacionit janë:

Valdrin Markaj, Vitor Berisha, Fatos Markaj, Sami Berisha, Nehat Berisha, Flamur Delic, Fatmir Delic, Zirkret Pepa alias Christos Sachlikidis, Bujar Hoxha, Gezim Shabani, Alban Ferma, Artan Vigani

Vijojnë hetimet e përbashkëta për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij grupi, identifikimin dhe kapjen e pjesëtarevë të tjerë të grupit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco