Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe në kundravajtje, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe në kundravajtje, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër

14:03, 09/01/2024
A+ Aa A-

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi qarkullonte me një automjet që e drejtonte në gjendje të dehur.

Policia bën me dije se i riu ishte gjithashtu duke drejtuar mjetin në sens të kundërt të lëvizjes, në sheshin “Balshaj”.

Njoftimi i policisë:

DVP Shkodër

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin F. B., 26 vjeç, pasi qarkullonte me një automjet që e drejtonte në gjendje të dehur, në sens të kundërt të lëvizjes, në sheshin “Balshaj”.

-Pasditen e djeshme, në lagjen “Ahmet Haxhia”, janë vjedhur targat e automjetit në pronësi të një subjekti privat.

-Gjatë natës, në banesën e shtetasit B. Z., 55 vjeç, në fshatin Beltojë, janë vjedhur disa vegla pune, një pajisje elektroshtepiake dhe pije alkoolike.

Policia vijon të punojë për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e këtyre 2 rasteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco