Masakroi me thikë për vdekje partneren shqiptare shtatzënë, ish-gruaja e autorit: Sa doli në media e kuptova që ai ishte vrasësi

Masakroi me thikë për vdekje partneren shqiptare shtatzënë, ish-gruaja e autorit: Sa doli në media e kuptova që ai ishte vrasësi

12:49, 09/01/2024
A+ Aa A-

“E dija që sapo doli në media, e kishte bërë ai.”. Kështu deklaron ish-gruaja e 36-vjeçarit që akuzohet se vrau shqiptaren Gjeorgji Murati, e cila ishte dhe shtatzënë.

“Unë mendoj se ai e kishte planifikuar vrasjen” –shprehet ajo. “Kemi qenë bashkë për shtatë vjet. E kisha denoncuar për rrahje”, tha ish-bashkëshortja e tij, duke folur për radiostacionin e Selanikut Status 107.7. Gruaja, e cila ka dy fëmijë me autorin e vrasjes së shqiptares, pohoi se të gjithë partnerët e tij kishin qenë viktima të rrahjes, ndërsa shtoi se ai ishte i fiksuar pas femrave.

“Më kishte goditur me grusht në sy, unë e kisha paditur”, thotë ajo, ndërsa shton se ka marrë kërcënime për jetën e saj dhe të nënës, ndërkohë shtoi se ai është bërë i dhunshëm dhe me fëmijët e tij, të cilët kanë parë edhe skenat e dhunës mes tyre. “Unë punoja, ai ishte xheloz që punoja. Nuk mund të flisja me kolegun, se ishte xheloz”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco