Burri nga Ferizaj raporton se i ka humbur gruaja, ajo i lë një mesazh: Mos më prit...

Burri nga Ferizaj raporton se i ka humbur gruaja, ajo i lë një mesazh: Mos më prit...

11:51, 09/01/2024
A+ Aa A-

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre.

Që pesë ditë, e zhdukur po rezulton edhe një grua 30-vjeçare nga Ferizaj, rast ky që u raportua nga bashkëshorti i saj, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Mësohet se bazuar në dëshminë e burrit, ajo ka dalë nga shtëpia që nga 4 janari dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Sipas informacioneve të para, pasi u zhduk, gruaja ia ka lënë një mesazh burrit, duke i thënë “Bëj çfarë të duash, mos më prisni.”

Si rezultat i denoncimit, njësitet policore tashmë janë aktivizuar për gjetjen e 30-vjeçares, por ajo akoma nuk është hasur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco