Dyshimet se shtyu bashkëshorten drejt vetëvrasjes, lihet në burg Xhemal Loka

Dyshimet se shtyu bashkëshorten drejt vetëvrasjes, lihet në burg Xhemal Loka

13:27, 08/01/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Xhemal Lokën, bashkëshortin e 41-vjeçares Bedrie Loka e cila i dha fund jetës në banesën e tyre duke pirë fostoksinë mëngjesin e 2 Janarit.

Xhemal Loka doli para togave të zeza ditën e sotme (8 Janar) ku iu caktua masa e sigurisë “arrest me burg”.

45-vjeçari akuzohet se shtyu bashkëshorten drejt vetëvrasjes dhe e kërcënoi në sy të një prej fëmijëve me thikë.

Ai ka pohuar se ka pasur zënka në çift si çdo familje, por jo deri në pika ekstreme. 45-vjeçari kërkoi një masë të butë duke argumentuar se ka 4 fëmijë në ngarkim.

‘Nuk jam dakord me akuzën e prokurorit. Më janë bërë kërcënime nga njerëzit e gruas. Lidhur me Tik-Tokun e kam falur gruan dhe ja kam thënë këtë. Më kanë marrë në telefon anonim në Greqi e më kanë kërcënuar. Nuk e di cili ka qenë. I kam thënë kur të dalësh nga shtëpia merr një nga fëmijët me vehte.

Kam pasur debate me gruan si çdo çift, por jo konflikt që ajo të shkonte në masë ekstreme. Si mund ta bëj unë atë veprim kur ajo është nëna e 4 fëmijëve të mi. Vëllai i saj Mahmudi di gjithçka. Nuk di çtë them më. Jam bërë më vra veten. Më jepni një masë më të butë se kam 4 fëmijë në ngarkim.’- ka deklaruar Xhemal Loka.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco