EMRI/ Shqiptari plagoset me thikë pas sherrit në Athinë, përfundon në spital me disa plagë në trup

EMRI/ Shqiptari plagoset me thikë pas sherrit në Athinë, përfundon në spital me disa plagë në trup

20:45, 30/12/2023
A+ Aa A-

Një shqiptar i identifikuar si Artur Mitro, nga qyteti i Beratit është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Athinë.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në rrugë mes dy personash, ndërsa raportohet se i plagosuri është goditur disa herë dhe është dërguar në spital ku po merr ndihmën e parë.

Policia mbërriti menjëherë në vend ngjarje por nuk mundi të arrestojë autorin, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Sakaq, autoritetet po hetojnë për shkaqet e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco