Tentuan të kalonin kontrabandë me makinë bagëti të imta/ Procedimin penal për dy persona,doganieri në kërkim

Tentuan të kalonin kontrabandë me makinë bagëti të imta/ Procedimin penal për dy persona,doganieri në kërkim

09:29, 25/12/2023
A+ Aa A-

Policia e Gjirokastrës ka nisur procedimin penal për dy persona, të cilët akuzohen se tentuan të kalonin kontrabandë me makinë bagëti të imta në pikën kufitare të Kakavijës.

Ndërkohë, një doganier është shpallur në kërkim.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. T., 49 vjeç, banues në Fier dhe M. H., 48 vjeç, banues në Roskovec, pasi gjatë kontrollit në automjetet e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur disa krerë bagëti të imta, pa dokumentacionin përkatës, të dyshuara të kontrabanduara.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi B. M., 38 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë doganier në pikën doganore Kakavijë, pasi dyshohet se ka ndihmuar këta 2 shtetas, për të kaluar automjetet me bagëti, në PKK Kakavijë, pa kryer procedurat doganore.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. F., 60 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco