Pas vrasjes, Sokol Mjacaj nuk pranoi të dorëzohej, në dorë kishte pistoletë me mulli

Pas vrasjes, Sokol Mjacaj nuk pranoi të dorëzohej, në dorë kishte pistoletë me mulli

18:35, 15/12/2023
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja rreth dinamikës së vrasjes së ndodhur në burgun e Peqinit.

Pasi ka qëlluar per vdekje, Arben Lleshin, ka plagosur Indrir Shaqjen dhe Ilir Xhakjen, Sokol Mjacaj nuk ka pranuar që të dorëzohet, deri në momentin që ka vajtur drejtori i Burgut të Peqinit.

Më pas kanë nisur negociatat mes palëve.

Mjacaj është arrestuar në qelinë e tij ku punonjësit e policisë i kanë hedhur një palë pranga dhe i kanë kërkuar të hidhte pistoletën.

Ai është vetë prangosur në njërën dorë që e ka lidhur tek hekurat e dritares. Më pas e ka hedhur pistoletën me mulli që kishte në dorë.

Pasi ka larguar armën kanë hyrë policia e burgjeve, që kanë bërë arrestimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco