VIDEO/ Pas shantazhit dhe kontrollit të banesës në sy të fëmijëve, gazetarin Elton Qyno e marrin sërish agjentët e BKH-së

21:32, 13/12/2023
A+ Aa A-

Gazetarin Elton Qyno po e shoqërojnë në ambientet e Ora News të shoqëruar nga agjentët e BKH-së.

Një tjetër video e mbërritur në redaksinë e SYRI-t tregon momentin që gazetari Qyno, pasi i është kontrolluar shtëpia në prani të fëmijëve të mitur, është marrë sërish me makinën e agjentëve të BKH-së dhe sipas burimeve po e shoqërojnë drejt zyrës së tij në ambientet e Ora News.

Kujtojmë se sipas dëshmisë së gazetarit, SPAK e ka kërcënuar dhe i ka bërë shantazh për të treguar burimin e informacionit për disa akte të publikuara në lidhje me disa dosje të nxehta të cilat përbëjnë interes të lartë për publikun.

Deklarata e gazetarit Elton Qyno gjatë kontrollit të ambienteve të shtëpisë së tij nga agjentët e BKH-së:

Qyno: Rrini se na ka hyrë SPAK-u. Nuk duan avokat ata. Kanë ardhur këtu, kanë marrë materiale, kanë kontrolluar të gjitha edhe hajdeni këtu por kjo është e gjitha. S’duhet të jetë avokati ishin fëmijët por nuk duhet të jetë avokati.

Gazetari: Çfarë të kanë komunikuar Elton?

Qyno: Asgjë nuk më kanë komunikuar. Vetëm më kanë komunikuar urdhrin e gjykatës për të më kontrolluar shtëpinë, zyrën dhe makinën po ashtu dhe asgjë më tepër. Unë hyra gati që në orën 11:00 dhe dola në orën 17:00 dhe nuk e di pse më ka ndodhur kjo. Më thirrën për një urdhër ndalimi të akteve për publikimin e akteve të mëtejshme nga ana tjetër më thanë që duhet të merrnin një deklarim. Dhe pastaj kanë filluar presionet të çdo lloj forme me qëllimin për të treguar burimin, kushtet dhe për të dorëzuar materialin. Në kushtet kur unë nuk e bëra një gjë të tillë u procedua me një gjë të tillë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco