SYRI TV/ Padi e kundërpadi mes Fredi Belerit e Ardit Bidos

18:45, 13/12/2023
A+ Aa A-

Drejtori i Arkivës Shqiptare ka dorëzuar në Gjykatën e Tiranës, kundërpadi për shpifje ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Belerin.

Bido e akuzon se e ka quajtur shpifës ndërsa mes tyre ka patur përplasje duke shkuar deri në padi të ndërsjellë pas deklaratave të bëra nga Bido publikisht kundër Belerit.

Në seancën e kësaj të marte Beleri nuk ishte i pranishëm, ndërsa drejtori i Arkivave tha se përplasja ka nisur për shkak të deklarimeve që ai kishte mbajtur mbi të kaluarën e Belerit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco