Përdhunimi i 23-vjeçares nga Shqipëria në Pejë, një nga të arrestuarit babai i ish-deputetit të Kosovës

Përdhunimi i 23-vjeçares nga Shqipëria në Pejë, një nga të arrestuarit babai i ish-deputetit të Kosovës

17:31, 13/12/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Pejës, konfirmoi sot se për këtë rast janë arrestuar dy persona.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona lidhur me përdhunimin e 23-vjeçares me probleme mendore nga Shqipëria në komunën e Pejës.

E reja, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ishte raportuar e zhdukur në Policinë e Shtetit të Shqipërisë. Pasi ishte gjetur, 23-vjeçarja ishte dërguar në Emergjencë për kontroll mjekësor, nën dyshimin se ajo ishte dhunuar. E reja nga Shqipëria ishte dërguar më pas për ekzaminim edhe në IML, Institutin mjeko-ligjor. Sot Prokuroria e Pejës, konfirmoi se për këtë rast janë arrestuar dy persona.

 “Pas një pune intensive operative nga Policia e Kosovës, me autorizimet e Prokurorit të Shtetit sot janë arrestuar dy persona. Të njëjtit janë ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit për veprën penale “Dhunimi”.

Gjithashtu Prokurori ka urdhëruar që të sekuestrohet vetura me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale dhe të sigurohet vendi i ngjarjes, ku dyshohet se është kryer kjo vepër penale” – ka zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Sipas Gazeta Sinjali, njëri nga të arrestuarit dyshohet të jetë babai i ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Veton Berishës. Ai e ka kofirmuar se është njoftuar nga fqinjtë për arrestimin e prindit, por nuk kishte dijeni  për diçka më shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco