EMRI/ Humb jetën biznesmeni shqiptar në Itali

EMRI/ Humb jetën biznesmeni shqiptar në Itali

17:09, 13/12/2023
A+ Aa A-

Ai ishte një zejtar, pronar i një kompanie të vogël në sektorin e ndërtimit, që kishte nisur punë në Cuneo, Itali mbi 20 vjet më parë. Feti Ismaili, 61 vjeç me origjinë nga Shqipëria, është personi që humbi jetën mëngjesin e djeshëm pasi u rrëzua nga skelat në godinën ‘Turquoise’ që po i nënshtrohen një projekti të madh rinovimi dhe rizhvillimi energjetik.

Ai ka rënë disa metra nga skela, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Shkaqet ende nuk janë zbardhur dhe është urdhëruar autopsia në trupin e burrit. Nuk mund të përjashtohet as mundësia e një sëmundjeje që më pas çoi në rënie. Ajo që dihet është se tragjedia ka ndodhur në via De Amicis në Cuneo.

Alarmi është ngritur menjëherë, me ndërhyrjen e një ambulance të Kryqit të Kuq të Loano-s dhe ambulancës së urgjencës, por nuk mund të bëhej asgjë për burrin. Karabinierët dhe policia lokale me zjarrfikësit dhe zyrtarët e Inspektoratit të Punës ishin gjithashtu në vend për të rindërtuar ngjarjen se si ndodhi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco