Shkaktoi aksident ndërsa drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet punonjësi i burgut të Peqinit

Shkaktoi aksident ndërsa drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet punonjësi i burgut të Peqinit

12:30, 13/12/2023
A+ Aa A-

Policia ka vënë në pranga një 57-vjeçar, punonjës në burgun e Peqinit, i cili mbrëmjen e djeshme duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtësen metalike.

Si pasojë e aksidentit, 57-vjeçari ka mbetur i lënduar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në pranga ka rënë dhe një 37-vjeçar në Librazhd, i cili ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Procedim në gjendje të lirë është nisur ndaj tre shtetasve për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 57 vjeç, banues në Elbasan (punonjës i IEVP Peqin), pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Rrogozhinë”, në fshatin Karinë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës. Nga aksidenti është dëmtuar 57-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan shtetasin B. T., 37 vjeç, banues në Librazhd, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. A., 63 vjeç, banues në fshatin Polis, pasi më datë 11.12.2023, ka goditur me send të fortë (dru), për motive të dobëta, shtetasin Y. Ç., 61 vjeç, banues në fshatin Polis, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. H., 30 vjeç, banues në Gramsh, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me kamioçinë, 1m sterë lëndë drusore të prerë në mënyrë të kundërligjshme;

-M. S., 51 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka goditur me send të fortë, për motive të dobëta, një 70- vjecare, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco