I shpallur në kërkim për posedim lënde eksplozive, kanabisi dhe municioni luftarak, arrestohet 52-vjeçari

I shpallur në kërkim për posedim lënde eksplozive, kanabisi dhe municioni luftarak, arrestohet 52-vjeçari

12:23, 13/12/2023
A+ Aa A-

Një 52-vjeçar nga Kukësi, banues në fshatin Brekijë, është vënë në pranga nga Policia.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet se posedonte bashkë me vëllain e tij dhe një tjetër person, 1 kilogram lëndë eksplozive, 6 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia.

Sakaq, vëllai i tij dhe një person tjetër u arrestuan një vit më parë, ditën e zhvillimit të operacionit kundër veprimtarive kriminale. Grupi hetimor po kryen verifikimet, për të zbardhur veprimtarinë dhe rolin e 52-vjeçarit nga Kukësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco