E mori në qafë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit, kapet me 15 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

E mori në qafë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit, kapet me 15 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

12:20, 13/12/2023
A+ Aa A-

Policia italiane njofton se ka sekuestruar një sasi prej mbi 15 kilogramësh kokainë në Forli, ndërkohë që në pranga ka rënë një shtetas shqiptar. Karabinierët kanë kontrolluar drejtuesin e një makine me motor të madh, një shtetas i ri shqiptar, i konstatuar se nuk respektonte rregullat e vendbanimit dhe pozicioni i të cilit ende po shqyrtohet nga zyra e Emigracionit. Ai u ndal në autostradë në seksionin Romagna të A14, ndërsa po udhëtonte në veri.

Mediat italiane njoftojnë se, policia vendosi të thellojnë kontrollin duke vazhduar me kontrollin e makinës, pasi ajo ishte dërguar në komandën e nënseksionit të policisë rrugore, në kabinën e pagesës së Forlit dhe më pas në komisariat.

Policia vuri re shqetësimin e drejtuesit të mjetit por edhe disa asimetri në sediljet e pasme të makinës dhe, pas disa përpjekjesh, arriti të zhbllokonte sistemin e sediljeve dhe të identifikonte një ndarje të madhe, të punuar me dorë dhe projektuar posaçërisht përgjatë gjithë bazës së sediljeve të pasme.

Në brendësi u gjetën 28 blloqe kokaine me një peshë totale mbi 15 kilogramë. Kontrolli i mëpasshëm i shtëpisë së tij, i cili qëndronte me nënën e tij në Itali, çoi në zbulimin dhe sekuestrimin e 80 mijë eurove cash. Shtetasi shqiptar u arrestua me akuzën e transportit të lëndëve narkotike dhe u dërgua në burgun La Roça.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco