Përdhunimi i 23-vjeçares shqiptare në Kosovë, arrestohen dy persona

Përdhunimi i 23-vjeçares shqiptare në Kosovë, arrestohen dy persona

12:20, 13/12/2023
A+ Aa A-

Mediat kosovare bëjnë me dije se dy persona janë vënë në pranga në qytetin e Pejës në lidhje me përdhunimin e një të reje shqiptare.

23-vjeçarja shqiptare dyshohet se kishte udhëtuar vetëm disa ditë më parë drejt Kosovës dhe se ishte me probleme fizike. Ajo mendohet se është përdhunuar nga disa persona në një banesë të braktisur në zonën e Pejës.

Vajza ishte raportuar disa ditë më parë nga familjarët e saj në Shqipëri si e zhdukur.

“Lidhur me rastin e njëjta është dërguar në emergjencë për kontroll mjekësore, ndërsa nën dyshimin se ndaj të njëjtës është kryer vepra e lartcekur me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim në IML. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco