Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Plagosën me mjete të forta një 14-vjeçar, arrestohet në Korçë një nga autorët

Plagosën me mjete të forta një 14-vjeçar, arrestohet në Korçë një nga autorët

10:52, 13/12/2023
A+ Aa A-

Është arrestuar në Korçë një person i shpallur në kërkim.

16-vjeçari me inicialet L.L.dyshohet se bashkë me 2 shtetas të tjerë, ka plagosur rëndë, me mjete të forta, një 14-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Ai ishte shpallur në kërkim për akuzat plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”

Njoftimi i policisë

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura tek informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, lokalizuan dhe ndaluan shtetasin në kërkim L. L., 16 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 08.10.2023, në lagjen nr. 12, Korçë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë (të ndaluar nga Policia, më datë 09.10.2023) ka dëmtuar me mjete të forta, një 14-vjeçar. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 3 shkopinj të cilët dyshohet se u përdorën gjatë konfliktit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco