EMRAT/ Prangosen dy policë në Rinas, kërkuan para…

EMRAT/ Prangosen dy policë në Rinas, kërkuan para…

09:22, 13/12/2023
A+ Aa A-

Ardit Doçi dhe Endri Beramaj janë dy efektivët e arrestuar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore të akuzuar për korrupsion.

Sipas burimeve, këta dy efektivë shërbenin në Komisariatin e Rinasit ky dyshohet se kanë mashtruar një qytetare duke mos e lejuara që të udhëtonte drejt BE me pretendimin se i ka mbaruar afati.

Në këmbim Doçi dhe Beramaj i kanë kërkuar asaj shuma parash për ta lejuar që të udhëtonte pa probleme. AMP ka arrestuar në flagrancë dy efektivët, ndërkohë vijojnë hetimet për të parë nëse ka efektivë të tjerë të përfshirë në këtë skemë korrupsioni.

Njoftimi :

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka kryer arrestimin në flagrancë të dy punonjësve të Policisë në Komisariatin e Policisë Rinas, të dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Ata janë:

- Inspektor A.D., 31 vjeç, me detyrë Kontrollor në Komisariatin e Policisë Aeroporti Rinas;

- Inspektor E.B., 24 vjeç, me detyrë Kontrollor në Komisariatin e Policisë Rinas.

Arrestimi u krye pasi gjatë veprimeve hetimore procedurale, të kryera për verifikimin e informacioneve mbi përfshirjen në veprime korruptive, u krijuan dyshime të arsyeshme, bazuar në prova se punonjësit e policisë, duke shfrytëzuar funksionin organik, kanë kërkuar dhe përfituar vlera monetare në formë rryshfeti, nga një shtetase që udhëtonte në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë.

Vijon puna për evidentimin e personave apo punonjësve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si edhe nëse ka raste të ngjashme.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin për garantimin e zbatimit të ligjit dhe vetëpastrimin e Policisë, ndërsa fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe për Shpëtimin, duke telefonuar falas në numrin 08009090.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco