Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Zgjedhjet europiane, 'Vaterloja' e të majtës

'Arrestimet e SPAK 5 muaj me vonesë'/ Këlliçi: Do të sjellim dokumente e prova të reja

'Arrestimet e SPAK 5 muaj me vonesë'/ Këlliçi: Do të sjellim dokumente e prova të reja

12:53, 09/12/2023
A+ Aa A-

Ish-deputeti Belind Këlliçi thotë se arrestimet e kryera nga SPAK ditën e djeshme për aferën e inceneratorit të Tiranës janë të paktën 5 muaj me vonesë.

Sipas tij SPAK-ut ju deshën 5 muaj që të dërgonte kërkesat për arrest kur lidhjet korruptive të këtyre individëve me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin i kanë pasur të faktuar dhe pasqyra.

Këlliçi thotë se provat janë marrë në 2 kqyrjet që i janë bërë kompjuterit të Klodian Zotos në Mars 2022 dhe Prill të vitit 2022.

Gjithashtu ai tha se do të vazhdojnë denoncimin e kësaj afere me dokumente dhe prova të reja.

“Arrestimet e kryera nga SPAK ditën e djeshme janë të paktën 5 muaj me vonesë pasi lidhjet korruptive të këtyre individëve ndaj të cilët dolën urdhërarrestet i kanë pasur të faktuar dhe pasqyrohen në vendimin e muajit Korrik të GJKKO-së. SPAK-ut ju deshën 5 muaj që të dërgonte kërklesat për arrest kur lidhjet korruptive të këtyre individëve me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin I kanë pasur të faktuar dhe pasqyra. Provat janë marrë në 2 kqyrjet që I janë bërë kompjuterit të Klodian Zotos në Mars 2022 dhe Prill të vitit 2022. Do të vazhdojmë denoncimin e kësaj afere me dokumente dhe prova të reja.”, tha Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco