Punëtori humbi jetën, arrestohet shoferi i kamionçinës: Bëri manovra të gabuara

Punëtori humbi jetën, arrestohet shoferi i kamionçinës: Bëri manovra të gabuara

10:27, 02/12/2023
A+ Aa A-

Policia e Gramshit ka zbardhur një ngjarje të ndodhur paraditen e së premtes ku në fshatin Lënie humbi jetën një punëtor i një firme ndërtimi.

Në pranga ka rënë drejtuesi i një kamionçine, i cili kreu manovra të gabuara. Si pasojë ai ka dëmtuar punëtorin 51-vjeçar, që ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve.

“Arrestimi i 53-vjeçarit u bë pasi rezultoi se gjatë procesit të punës për ndërtimin e një hidrocentrali, ka kryer manovra të gabuara me kamionçinën që drejtonte (automjet në pronësi të firmës së ndërtimit), dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi F. V., 51 vjeç, i cili humbi jetën gjatë transportimit në spital”, njoftoi policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco