Aksident i rëndë në Berat-Dimal, makina me 4 persona përfundon në kanal, merr flakë

Aksident i rëndë në Berat-Dimal, makina me 4 persona përfundon në kanal, merr flakë

22:58, 29/11/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë.

Mjeti tip ‘Mercedes-Benz’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, ku si pasojë ka marrë flakë.

Sipas burimeve për SYRI-n, brenda makinës ka qënë katër shtetas të cilët janë nxjerrë jashtë pa lëndime të rënda nga banoret e zonës dhe janë transportuar në spital.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie dhe zjarrfikësish që kanë rrethuar perimetrin dhe po shuajnë flakët e mjeti që është me gaz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco