Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Grabitja me armë e argjendarisë/ Zbulohen detaje të reja nga hetimi

10:45, 29/11/2023
A+ Aa A-

Zbulohen detaje të reja në lidhje me grabitjen me armë të argjendarisë, ndodhur një ditë më parë në Kamëz.

Sipas burimeve për Syri TV, në grabitje kanë qenë 4 persona, gjë e cila është konstatuar pas verifikimet e kamerave edhe te bizneseve rrotull në zonë.

Policia ka arritur që të sekuestrojë kamerat ku duken qartë 3 persona të armatosur dhe të maskuar që dalin nga mjeti dhe futen brenda argjendarisë ku arritën që të grabisin mbi 500 gram bizhuteri flori.

Personi i katërt kishte rolin e shoferit dhe ky i fundit ka qëndruar në mjet deri sa kanë dalë 3 autorët nga biznesi dhe më pas janë larguar me mjetin tip BMW.

Ndërkohë policia po heton dhe po punon me zbërthimin e kamerave të tjera të sigurisë për të parë nëse ky grup kriminal është larguar drejt Fushë Krujës, apo në drejtim të Durrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco