Nuk i ndaloi policisë, arrestohet 29 vjeçari me ‘Benz’ në Devoll

Nuk i ndaloi policisë, arrestohet 29 vjeçari me ‘Benz’ në Devoll

16:54, 26/11/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 29 vjeçar në Devoll.

Sipas njoftimit të policisë, 29 vjeçari me iniciale I. Ç. duke drejtuar automjetin tip "Benz" nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Njoftimi/ DVP Korçë

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll ndaluan shtetasin në kërkim I. Ç., 29 vjeç, banues në Bilisht, pasi më datë 23.11.2023, duke drejtuar automjetin tip "Benz" nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

E. H., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;

M. B., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ulur volumin e muzikës në lokalin e tij, në lagjen nr.2, Korçë, pas orarit të lejuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

---

Më datë 25.11.2023, në Komisariatin e Policisë Kolonjë ka bërë kallëzim shtetasi I. Zh., 26 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, i cili ka deklaruar se më datë 23.11.2023, ka humbur kontaktet me babanë e tij shtetasin N. Zh., 62 vjeç, i cili sipas deklarimit të djalit, po kthehej nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër. Po punohet për gjetjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco