‘Miqtë e mi shqiptarë do të vrasin…’, gruaja në Britani bën denoncim: Kam frikë…

‘Miqtë e mi shqiptarë do të vrasin…’, gruaja në Britani bën denoncim: Kam frikë…

13:27, 26/11/2023
A+ Aa A-

Një grua në Britani ka kallëzuar në polici se si e kërcënonte ish-i dashuri i saj se do të vriste atë dhe familjen.

Gruaja tregon se burri i saj ishte shumë xheloz nëse ajo fliste me burra të tjerë, vendoste se kë mund të shihte dhe shpesh humbiste durimin, duke e grushtuar, shkelmuar dhe pështyrë në fytyrë. Më pas, e kërcënonte se do të vriste veten nëse ajo përpiqej t’i jepte fund marrëdhënies.

Ajo thotë se shpesh, 23-vjeçari e tmerronte duke u mburrur se kishte armë dhe se do t’i detyronte miqtë e tij shqiptarë ta qëllonin atë dhe anëtarët e familjes së saj, përfshirë mbesën katërvjeçare.

I riu britanik aktualisht ndodhet në burg dhe i është dhënë masa e ndalimit 10-vjeçar për të qëndruar larg viktimës dhe familjes së saj.

Megjithatë kjo e fundit ndjehet e frikësuar se i riu do ta vrasë sapo të lirohet nga burgu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco