I dënuari për vrasje u arratis nga arresti shtëpiak, pezullohen katër efektivë policie në Durrës

I dënuari për vrasje u arratis nga arresti shtëpiak, pezullohen katër efektivë policie në Durrës

13:17, 24/11/2023
A+ Aa A-

Një ditë pas arratisjes së 39-vjeçarit Afrim Kila, Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivë policie në qytetin e Durrësit. 39-vjeçari është larguar nga ambientet e banesës që ndodhet në zonën e Manzës, menjëherë sapo Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e ka cilësuar fajtor për akuzën e vrasjes dhe e ka dënuar me 16 vite burg.

 

Kila është dënuar për vrasjen me dashje të ndodhur në vitin 2020 në një lokal në Ishëm. Ai u lirua në arrest shtëpie për shkak se skaduan afatet e paraburgimit, edhe pse ishte dënuar 18 vite nga Gjykata. Fillimisht u dyshua se ngjarja ishte aksidentale, pasi personi ishte përplasur me makinë, por më pas u zbulua se Kila kishte goditur me sende të forta dhe më pas e ka vrarë duke e goditur me automjet.

Njoftimi:

Drejtoria e Standardeve Profesionale e Policisë së Shtetit ka pezulluar nga detyra, për shkelje të pikës 5 të nenit 209 të rregullores së Policisë së Shtetit, punonjësit e Policisë:

-Inspektorë B. V., K. D. dhe O. Sh., të tre oficerë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës;
-Inspektor S. K., trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Manzë.

4 punonjësit e Policisë janë pezulluar nga detyrat, pasi kanë qenë me shërbim, kur është larguar nga banesa e tij në fshatin Gjuricaj, shtetasi Afrim Kila, për të cilin Gjykata e Apelit, Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Ndërkohë, AMP-ja ka iniciuar hetim penal për këtë rast dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin ligjor të përgjegjësive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco