Akuza për shpërdorim detyre, ndalohet drejtori i tretë radhazi i INUV në Bashkinë e Sarandës

Akuza për shpërdorim detyre, ndalohet drejtori i tretë radhazi i INUV në Bashkinë e Sarandës

10:17, 23/11/2023
A+ Aa A-

Është ndaluar nga policia me urdhër të Prokurorisë Sarandë, Drejtori i INUV në Bashkinë e Sarandës, Nasip Hoxha, 57 vjeç.

Haxha është ndaluar me urdhër të prokurores, Besjana Sadikaj pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të ‘Shpërdorimit të Detyrës’.

Hoxha i cili është në detyrë prej gati 5 muajve është drejtori i tretë radhazi i INUV në këtë bashki i cili ndalohet me urdhër të Prokurorisë së Sarandës në harkun kohor të 19 muajve.

Njoftimi:

Sarandë/Vijon operacioni policor i koduar “Mjegulla”. 

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për  kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, bashkia Sarandë.      

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacionit policor të koduar “Mjegulla”, në kuadër të procedimit penal të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Sarandës për shtetasin:          
 
N. H., 57 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, bashkia Sarandë.          

Ky shtetas akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë.       

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco