‘Shko, se ta ngul në kokë; – Me kosore dhe sëpatë në duar, dalin pamjet e konfliktit mes dy familjeve në Pukë

‘Shko, se ta ngul në kokë; – Me kosore dhe sëpatë në duar, dalin pamjet e konfliktit mes dy familjeve në Pukë

11:47, 21/11/2023
A+ Aa A-

Janë publikuar pamjet e rënda të konfliktit mes dy familjeve Marku e Zefi në fshatin Gjegjan të Pukës, të ndodhur një ditë më parë, ku si pasojë mbetën të lënduar 3 persona, Florin Zefi, Bardhe Zefi dhe Kol Marku.

Në pamje shihet se si anëtarët e familjeve përplasen me njëri – tjetrin, ndërsa në duar mbajnë kosore dhe sëpata.

“O qyqa, o zoti madh” dëgjohet të thërrasë një prej anëtareve të familjeve, ndërsa të tjerë shajnë: “Ooo të q*iva robt, shko se ta ngula në kokë”.

Dyshohet se konflikti mes dy familjeve ka nisur për çështje pronësie, ndërkohë që mëngjesin e sotëm (21 nëntor), ka pasur sërish incidente, pasi i është thyer xhami makinës që drejtonte Hil Zefi.

Ky i fundit ka bërë denoncim në polici duke thënë se e kanë gjuajtur me gurë pjesëtarë të familjes Marku.

Policia ka bërë me dije se janë shoqëruar në komisariat Kol Mark dhe Florin Zefi, ndërkohë që familja Zefi ka reaguar duke thënë për News24 se nëse shteti nuk ndërhyn, konflikti do te përshkallëzohet, pasi ata ndjehen të kërcënuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco