Shpërthimi në Laprakë, pronari i lokalit: Nuk kam konflikte!

Shpërthimi në Laprakë, pronari i lokalit: Nuk kam konflikte!

10:54, 21/11/2023
A+ Aa A-

Zbardhen detaje nga shpërthimi në Laprakë, ku u dëmtua një biznes. Ngjarja ndodhi në rrugën ‘Dritan Hoxha’. Mediat  mesojnë se shpërthimi ka ndodhur para një lokali, ku janë dëmtuar xhamat e tij.

Sakaq, pronari i lokalit nuk ka precedent penal të mëparshëm dhe njihet si person që nuk ka probleme. Ai në deklaratat paraprake ka thënë për policinë se nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë dhe nuk e di se kush mund t’ja ketë vendosur eksplozivin.

Policia ka administruar kamerat e sigurisë për të parë se kush e ka hedhur lëndën plasëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco