FOTOT/ 2-vjeçarja u dogj me cigare 1 javë para se të dërgohej për mjekim

10:25, 17/11/2023
A+ Aa A-

KUJDES: PAMJE SHQETESUESE

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me rastin e 2-vjeçares, e cila u dërgua në QSUT më 15 nëntor nga e halla e saj.

Sipas burimeve për Syri TV pranë policisë, rezulton që shenjat e djegieve me cigare t'i jenë bërë të paktën 1 javë para se të dërgohej për mjekim. 

Po të njejtat burime thonë se nga hetimet që policia ka kryer, deri tani rezulton se shenjat janë shkaktuar nga vëllai i saj 9 vjeç.

Djali është marrë në pyetje në praninë e psikologut dhe ka pranuar se ai është shkaktari i shenjave, pa një sqarim të qartë se pse. Në pyetje janë marrë edhe halla dhe prindërit e vajzës.

Fillimisht policia ka pasur dyshime për autorin e djegieve, por pas veprimeve hetimore ka rezultuar se vajza e vogël nuk është dhunuar nga persona të tjerë.

Mbi këto dyshime, janë kryer 2 ekspertiza mjeko-ligjore, e para për të përcaktuar se nga çfarë janë shkaktuar shenjat, që ka rezultuar nga cigarja, dhe e dyta për mundësinë e një abuzimi seksual të mundshëm. Pas ekspertimit ka rezultuar që vajza nuk është dhunuar seksualisht.

Ndërkohë, shenjat që e mitura ka në trup, për shkak se nuk janë mjekuar për ditë me radhë, dhe kruarjeve nga dhimbja, janë përhapur duke u infektuar. Agjentët e Komisariatit nr. 4 po përgatisin dokumentacionin për pëcjellen e rastit te shërbimi social për heqjen e të drejtës së prindërimit për shkak se jetonin në kushte të mjerueshme ekonomike.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco