EMRAT/ Familja shqiptare në krye të organizatës, goditet banda e drogës

EMRAT/ Familja shqiptare në krye të organizatës, goditet banda e drogës

09:35, 17/11/2023
A+ Aa A-

Një bandë e trafikut të drogës është shkatërruar në Itali.

Në krye të saj ishte një familje shqiptare, e cila ka lëvizur sasi të mëdha marijuanë, kokainë, hashash dhe heroinë.

Sipas mediave italiane në krye të bandës ishin babai, nëna dhe djali, të tre me banim në Ponte di Piave në provincën e Trevizos, të cilët u arrestuan në Tiranë, më 16 nëntor.

Policia e Shtetit njoftoi dje se ka vënë në pranga në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar antidrogë Ardian Korrikun, 54 vjeç, Jurgen Korrikun, 27 vjeç dhe Etleva Adamin 46 vjeç.

Kryefamiljari, 54 vjeç, u cilësua hetuesit si një sipërmarrës i vërtetë i drogës. Një profesionist që lëvizte me vëmendje dhe që arriti të bënte fitime mijëra euro si në të mira materiale ashtu edhe në para.  Veprimtaria hetimore bëri të mundur zbërthimin e një shoqate kriminale të trafikantëve të drogës. 

Në kuadër të operacionit u prangosën 19 persona, 14 nga të cilët u lanë në qeli dhe 5 në ‘arrest shtëpie’. Në pranga kanë rënë 18 shqiptarë dhe një italian, ky i fundit shofer kamioni. Operacioni ka zgjatur për më shumë se 2  vjet dhe u koordinua nga Zyra e Prokurorit të Qarkut të Venecias. 

Përveç 19 të arrestuarve, 65 subjekte, kryesisht shqiptarë, figurojnë me të njëjtat krime të regjistruara në regjistrin e të dyshuarve, të dyshuar si të përfshirë në trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike nga Holanda në Shqipëri nëpërmjet Gjermanisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco