Vrasja e Lames dhe Saliut, GJKKO shtyn seancën për Shullazin dhe grupin e tij

Vrasja e Lames dhe Saliut, GJKKO shtyn seancën për Shullazin dhe grupin e tij

15:11, 13/11/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka shtyrë vendimin për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, të cilët akuzohen për dy vrasjet e bujshme, të Vajdin Lamajt dhe  Kalodian Saliut.

Mbi Viktor Bajraktarin (Imeraj), Emiljano Shullazin, Indrit Taullën, Lulzim Berishën, Plaurent Dervishajn, Indrit Rusin dhe Luftar Reçin, rëndojnë akuzat; “Vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda”, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Në seancën e sotme u bë leximi i deklarimeve të dhëna gjatë hetimeve paraprake i 5 dëshmitarëve, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 20 nëntor.

Njoftimi i GJKKO:

Pranë Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është duke u gjykuar ҫështje penale penale me Nr. 31/105 Akti, në ngarkim të të pandehurve: i) E.Sh dhe V.B, akuzuar për për kryerje të veprave penale “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 dhe 333/a të Kodit Penal, në dëm të shtetasve V.L dhe A.A; ii) I.T dhe L.R akuzuar për për kryerje të veprave penale “Vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasit (K.S), “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda”, “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78, 28/4, 278, dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal, si dhe të“Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 dhe 333/a të Kodit Penal, në dëm të shtetasve V.L dhe A.A; dhe iii) I.R akuzuar për për kryerje të veprave penale “Vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasit (K.S), “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda”, “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78, 28/4, 278, dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Në seancën gjyqësore publike të datës 13.11.2023 u bë leximi i deklarimeve të dhëna gjatë hetimeve paraprake i 5 (pesë) dëshmitarëve.

Seanca e rradhës gjyqësore publike do të zhvillohet më datë 20.11.2023 ora 09:00 për të diskutuar lidhur me provat shkresore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco