Braktisi foshnjën, lihet në ‘arrest shtëpie’/ E reja: I dashuri më braktisi

Braktisi foshnjën, lihet në ‘arrest shtëpie’/ E reja: I dashuri më braktisi

12:16, 12/11/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për 30 vjeçaren, Eglantina I., e cila braktisi foshnjën e saj të porsalindur në një bodrum pallati në Yzberisht.

Me kërkesë të avokatëve mbrojtës, 30-vjeçares do t'i bëhet ekspertiza psikologjike

Ndërkohë prokuroria e Tiranës kishte kërkuar masën ‘arrest me burg’.

Në fund, gjykata vendosi që ta lejë në ‘arrest shtëpie’ deri në përfundim të ekspertizave.

Në dëshminë e saj, ajo është shprehur se i dashuri e kishte braktisur, pasi kishte ngelur shtatzënë,

‘Punoj në një fabrikë këpucësh. I dashuri quhet Klodi, më ka braktisur dhe nuk është interesuar pasi mbeta shtatzënë. Më zunë dhimbjet dhe shkova te garazhi, nuk e mbaja dot sepse kisha presionin e familjarëve që nuk e pranin pasi isha e pamartuar’, ka thënë e reja.

Ndërkohë e ëma e vajzës është shprehur në gjykatë se nuk kishte dijeni se ajo ishte shtatzënë. 

‘Nuk e dija që ishte shtatzënë, se kam kuptuar pasi mbante veshur rroba të gjëra’, ka thënë para gjykatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco