Pranga 44-vjeçarit, shiste kanabis në afërsi të shkollave në Vlorë

Pranga 44-vjeçarit, shiste kanabis në afërsi të shkollave në Vlorë

11:26, 07/11/2023
A+ Aa A-

Një 44-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”.

Ky shtetas shiste kanabis në afërsi të shkollave në qytet.

Gjatë kontrollit ndaj 44-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur kanabis, të ndarë në rreth 500 doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në qytet, kryesisht në afërsi të shkollave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco